Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi ka vazhduar fushatën për zgjedhjet e 14 shkurtit në Iliridë e Zhabar të Mitrovicës.


Ai ka thënë se PDK-ja është adresa e vetme politike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Nga Ilirida dhe Zhabari, me krenari dhe plot dashuri, Urime fitorja e adresës së vetme politike të Ushtrisë Çlirimtare, Partisë Demokratike të Kosovës”, tha ai.

Reklamë

Donjet Bislimi është kryetar i Forumit Rinor të PDK-së dhe mban numrin 110 në listën e kësaj partie.