Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nëpërmjet një videoje u ka dhënë udhëzime qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit se si të votojnë për zgjedhjet e 14 shkurtit.


Në videon e publikuar nga KQZ njofton aplikuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës se ka filluar periudha e votimit përmes postës.

“Si të votohet përmes postës? Në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës ju mund të votoni vetëm për një subjekt politik të renditur në anën e majtë të fletëvotimit ndërsa në anën e djathtë mund të votoni deri në pesë kandidat nga një subjekt politik.”, tregohet në video.

Reklamë

Kjo është videoja se si mërgata mund të votojnë:

Periudha e votimit përmes postës ka nisur nga data 2 shkur dhe do të zgjasë deri më 12 shkurt 2021.