Lëvizja Vetëvendosje ka përsëritur kërkësen e tyre për ta votuar Albin Kurtin për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, ndonëse emri i tij është larguar prej listës së deputetëve nga ana e KQZ-së, shkruan Reporteri.net.
Ky vendim erdhi pasi Gjykata Kushtetuese interpretoi se kushdo që është dënuar në tri vitet e fundit me aktvendim të plotfuqishëm, nuk lejohet të marrë pjesë në zgjedhje. E këtë aktgjykim e kishte përkrahur edhe Gjykata Supreme e cila konfirmoi se Kurtit nuk mund te certifikohet për shkak të dënimit.
Por, nëpërmjet një postimi në Facebook, VV i ka ftuar simpatizantët e saj të votojnë për Kurtit, sepse sipas tyre secila votë do të numërohet.
“Secila votë për Vetëvendosjen – 127 – do të jetë e vlefshme! Mos i dëgjoni ata që thonë ndryshe. Votoni 127, pastaj zgjidhni jo më shumë se pesë numra kandidatësh nga lista jonë. Secila votë do të numërohet, që prej numrit 1 që është Albin Kurti, e deri në fund.
T’i japim mbështetje sa më të madhe Lëvizjes dhe kryeministrit tonë!”, thuhet në komunikatën e tyre, shkruan Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.