U.d. e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar deklaratën e Glauk Konjufcës, nënkryetar i VV-së, për rishqyrtimin të vendimit për vendosjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, shkruan Reporteri.net.


Ajo ka thënë se njohja nga Izraeli është e rëndësishme dhe se çfarëdo vendimi për lokacionit e Ambasadës duhet koordinuar me ShBA-të.

“Është një njohje tejet e rëndësishme. E para dhe më rëndësishmja është koordinimi me SHBA-të, sepse njohja ka ardh më ndërmjetësimin e tyre”, tha Osmani, shkruan Reporteri.net.

Reklamë

Osmani ka thënë se Qeveria Hoti nuk ka dhënë asnjë informacion se ku saktësisht do të vendoset Ambasada e Kosovës në Jerusalem.

“Ne nuk kemi marrë asnjë informatë të saktë nga qeveria jonë se ku saktësisht do të vendoset ambasada, sepse është më rëndësi se a do të vendoset në Jerusalemin lindor apo atë Perëndimor. Ne duhet ta shohim se cili do të jetë lokacioni i saktë”, shtoi Osmani.

Sipas Osmanit duhet konsultuar me Administratën Biden nëse Marrëveshja e Ëashingtonit do të vazhdoj të mbetet në fuqi.

Për çështjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, Osmani deklaroi se duhet të konsultohen edhe partnerët evropian e sidomos shteti i Gjermanisë.