Analisti Jusuf Thaçi thotë se edhe Lëvizja Vetëvendosje meriton të gjuhet me gaz lotsjellës nëse do të formonte Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, të cilën e pati kundërshtuar ashpër VV.


“Nëse Kurti e bën Zajednicën duhet me gjuajt me gaz”, theksoi ai.

Thaçi ka thënë se qeveritë e kaluara e kanë injoruar opozitën.

Reklamë

“Partitë që kanë qenë në pushtet nuk kanë qenë fare transparente. E kanë injoruar totalisht opozitën”, thotë Thaçi.

Tutje ish-zëvendësministri i Arsimit në Qeverinë Kurti 1 ka thëne se shpreson që VV të mos jetë arrogante me opozitën si pushtetet e kaluara.

“Shpresoj që Lëvizja Vetëvendosje nëse do të jetë në qeveri mos të jetë arrogante qysh kanë qenë qeveritë e tjera në këtë pikë. Arrogante me opozitën e kam fjalën dhe jo transparente me publikun”, shtoi ai në emisionin Pressing.