Kandidati i PDK-së për deputet, Bekim Haxhiu, ka takuar banorët e fshatrave të Drenicës dhë ato në Mitrovicë, ku tha se “Plani i Rimëkëmbjes” po mbështetet anekënd Kosovës.
Haxhiu shtoi se vota për PDK-në është votë për rimëkëmbjen e Kosovës.
“Besimi i juaj do të jetë obligim për punë dhe angazhim për Rimëkëmbje të vendit”, shkroi në Facebook Haxhiu.
Postimi i plotë:
Plani i Rimëkëmbjes po mbështetet anekënd Kosovës. Këtë na e konfirmuan sot mbështetësit tanë në takimet në Rezallë, Turiqevc, Kllodernicë, por edhe në Zhabar të Mitrovicës,Iliridë e deri te Ura e Gjakut.
Vota për PDK-në është votë për rimëkëmbjen e Kosovës.
Besimi i juaj do të jetë obligim për punë dhe angazhim për Rimëkëmbje të vendit.