×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Gashi: LDK do t’i ruaj votat, por diaspora mund të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve për 15 deputetë

    Reporteri
    06 Shkurt 2021 | 9:27

    Ish-shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se partia e tij do të ruaj votat që ka pasur duke shkuar nga 180 mijë deri 200 mijë vota.


    Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se nuk mund të parashikojë sa deputetë mund të fitoj LDK-ja pasi sipas tij mandatet do të varen nga shumë faktorë.“

    “LDK do të ruaj votat ku ka qenë 180-200 mijë vota. Por është e pamundur të kalkulojmë sa mandate marrim pasi nuk e dimë sa vota vijnë nga diaspora”, tha i në “Debat Plus”.

    Gashi ka thënë se votat 100 mijë votat e diasporës mund të ndryshojnë 12% të mostrës së përgjithshme të zgjedhjeve.

    “Është e pamundur të bëjmë një parashikim pasi këto 12% e luajnë rezultatin për 15 deputetë”, deklaroi Arben Gashi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!