×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Donika Gërvalla publikon një faturë, 684 Euro pagesa që vota me postë të arrijë nga Gjermania në Kosovë

    Reporteri
    06 Shkurt 2021 | 14:04

    Kandidatja për deputete nga Lista e Vjosa Osmanit në zgjedhjet e 14 shkurtit, Donika Gërvalla, ka publikuar në profilin e saj në Facebook një faturë të çmimit që ka paguar për ta dërguar votën e saj me postë në Kosovë.


    Duket se çmimi i majmë që ka shpenzuar për këtë punë e shtyrë t’i reagojë kryetares së KQZ-së, Valdete Dakës.

    Postim i plotë:
    Znj. Daka, shikoje këtë faturë. 684,20 Euro për të votuar.
    Pse? Sepse kaq transparente janë përpjekjet tuaja për ta penguar votën e mërgatës, saqë qytetarët paguajnë shuma marramendëse vetëm e vetëm për të siguruar arritjen e sigurt të votës.
    Në fakt, kjo shumë do të duhej t’ju turpëronte ju personalisht, por edhe të gjithë të tjerët që nuk po lënë asnjë mënyrë pa përdorur për të penguar votën e mërgatës.
    14 shkurti po vjen!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!