Kryetari i PDK-së, kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj, ka shpërndarë një fotografi ku shihet i ulur në rrugë me disa gra të moshuara.
Hoxhaj, në faqen e tij në rrjetin social Facebook, ka shpërndarë një fotografi emocionuese, ku shihet i ulur me dy gra, e që duken në moshë, në rrugë.
Krejt çka ai ka shkruar në mbishkrimin e kësaj fotografie është “kujdes dhe respekt për çdo moshë, për çdo qytetar”.
Kujtojmë se fushata zgjedhore ka nisur më 3 shkurt dhe përfundon më 12 shkurt, ndërsa zgjedhjet mbahen më 14 shkurt.
Në garë për kryeministër janë katër kandidatë: Albin Kurti nga Vetëvendosje, Avdullah Hoti nga LDK, Enver Hoxhaj nga PDK dhe Fatmir Limaj nga NISMA. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.