×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Pacolli për Kurtin: Ai me ‘këlyshët’ e vet ka dashur të më arrestojë

    Reporteri
    06 Shkurt 2021 | 18:50

    Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, u ka kërkuar qytetarëve në Shtime që ta votojnë listën e kandidatëve për deputet të Lidhjes Demokratike të Kosovës.


    Pacolli ka thënë se Albin Kurti dhe “këlyshët e tij donin ta arrestonin” duke iu referuar paralajmërimit që ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme në Qeverinë Kurti, Xhelal Sveçla, kishte bërë për arrestimin e mundshëm të tij.

    “Mua donin të më arrestonin kisha bërë të gjitha testet, isha i shëndosh nuk kisha virus për ta sjellë në Kosovë, nuk kam refuzuar karantinimin. Albin Kurti me këlyshët e vet ka dashur të më arrestojë, unë kisha vend ku të shkoja në karantinim, nuk kam e refuzuar karantinim. Unë e shihja se mbështetësit e tij shkonin në shtëpi dhe tjerët rrinin në karantimin, unë e pashë sa është ora”.

    “Ai ishte personi i parë që dëshironte të më arrestonte, në ora 01:00 të natës ai ka thënë se bashkë me drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalajn dhe me ushtruesin e detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlen do të vijnë të më arrestojnë. Por, për çfarë akoma nuk e kam kuptuar asnjëherë, ai të shkojë ta arrestojë vetveten dhe idiotizmin e vet dhe jo njerëzit e sinqertë dhe punëtorë. Dokrrat e Albin Kurtit i përkasin viteve të 70-ta, ato nuk i nevojiten Kosovës”, ka thënë Pacolli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!