Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës njëherit kandidat për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka kujtuar me një fotografi dy ish-liderët e kësaj partie, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka thënë se me Thaçin e Veselin vazhdimisht pinin çaj në Kurillë të Prizrenit, ndërsa sonte ata padrejtesisht mungojnë, shkruan Reporteri.net.
Tutje ai ka thënë se me mendje e zemër janë gjithmonë bashkë.
Hoxhaj bën thirrje që të votohet PDK- për ish-presidentin Thaçi e ish-kryeparlamentarin Veseli, pasi që sipas tij, me PDK-në në krye të shtetit ata do jenë shpejt në mesin tonë.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli po mbahen në paraburgim në Hagë, pasi që u arrestuan më 5 nëntor të vitit 2020 në Kosovë.
Aktakuzat ndaj tyre u konfirmuan më 26 tetor.
Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit duke arrestuar dhe ndaluar persona civil në mënyrë të paligjshme, duke i trajtuar në mënyrë mizore, torturuar dhe zhdukur.
Ky është postimi i plotë i Hoxhajt:
Me Hashimin e Kadriun pinim çaj vazhdimisht në Kurillë të Prizrenit. Sonte, padrejtësisht, ata nuk janë me ne. Por, me mendje e zemër, bashkë jemi gjithmonë.
PDK-në duhet ta votoni edhe për Hashimin e Kadriun. Me PDK-në e fortë në krye të shtetit, ata shpejt do të jenë në mesin tonë.
#PDK134 #Rimëkëmbje #UÇK
/Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.