Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike e Kosovës, Valdete Idrizi, në kuadër të fushatës zgjedhore ka takuar të rinjtë e Mitrovicës.
Përmes një postimi në rrjetin social FAcebook, Idrizi ka thënë se rinia mitrovicase me prezencën dhe entuziazmin e tyre dëshmuan se ata janë përcaktuar për të ardhmen, të cilën e shohin vetëm me PDK-në, shkruan Reporteri.net.
“Ata edhe sot rikonfirmuan se nuk ka të ardhme duke e mohuar dhe harruar të kaluarën. E ardhmja ndërtohet jo duke nëpërkëmbë vlerat e luftës dhe historinë por duke i nderuar ato.”, ka shkruar ajo.
Valdete Idrizi në listën zgjedhore të PDK-së garon me numër 21.
Ky është postimi i saj i plotë:
Rinia e Mitrovicës me prezencën e tyre dhe entuziazmin e tyre dëshmuan se ata janë përcaktuar për të ardhmen. E ardhmja që ata e shohin është vetëm me Partinë Demokratike të Kosovës dhe asnjë tjetër. Ata edhe sot rikonfirmuan se nuk ka të ardhme duke e mohuar dhe harruar të kaluarën. E ardhmja ndërtohet jo duke nëpërkëmbë vlerat e luftës dhe historinë por duke i nderuar ato.
Rinia janë e tashmja dhe e ardhmja, prandaj në programin e #Rimëkëmbjes rinia zënë vendin e merituar!
Ju falemnderit për përkrahjen dhr motivimin që na e dhatë sot!
#Rimëkëmbje ✅
#PDK134 ✅
#EnverHoxhaj1 ✅
#ValdeteIdrizi21✅
/Reporteri.net