Ismet Kryeziu nga KDI ishte i ftuar mbrëmë në Politiko për të folur rreth zhvillimeve të fundit në fushatën elektorale në Kosovë.
Përveç tjerash, Kryeziu ka folur edhe për dialogun Kosovë Serbi, si diçka shumë e rëndësishme, e të cilës partitë dhe liderët po i ikin në fushatë.
Kryeziu ka përmendur Ramush Haradinajn si kandidatin e vetëm që ka dalë me plan konkret për dialogun.
“Haradinaj është i vetmi kandidat që ka nxjerrë para vetes një afat kohor dhe një veprim alternativ se si dhe çfarë do të ndodhë nëse ai do të jetë në pozicionet udhëheqëse, se çfarë do të ndodhë me dialogun”, ka thënë Krzeyziu.
“Për dalim që subjektet politike do ta kenë pas shkurtit në agjendë, ato nuk kanë as afat kohor e as strategji se çfarë do të ndodhë. Mendoj se z. Haradinaj ka dalë përtej një alternative të re me dhe me afate kohore, që është një union kombëtar mes dy shteteve”, ka shtuar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.