×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Broja takon pensionistët, premton rritje të pensioneve për ta

    Reporteri
    07 Shkurt 2021 | 15:56

    Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vesa Broja, në kuadër të fushatës zgjedhore ka takuar pensionistët.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Broja ka thënë se ata vazhdojnë të qëndrojnë dhe të besojnë në PDK-në dhe programin e Rimëkëmbjes, shkruan Reporteri.net.

    Ajo ka thënë se ky program përmban mbështetje dhe ndihma për të gjithë pensionistët si dhe rriitjen e pensioneve dhe përmirësimin e mirëqenies për ta.

    Vesa Broja në listën zgjedhore të PDK-së garon me numër 51.

    Ky është postimi i saj i plotë:

    Bashkëbisedim me pensionistët e nderuar të cilët vazhdojnë të qëndrojnë e besojnë në Partinë Demokratike të Kosovës dhe programin #Rimëkëmbje, program ky që përmbanë mbështetje dhe ndihma për të gjithë pensionistët si rritjen e pensioneve dhe përmirsimin e mirëqenies për ta.

    #Rimëkëmbje

    #PDK134

    #VesaBroja51

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!