×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Fatos Berisha, AAK: Do të angazhohem që rinia mos të lejohet të shkojë jashtë vendit

    Reporteri
    07 Shkurt 2021 | 16:15

    Fatos Berisha, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nga Suhareka, thotë se qytetarët duhet të kujdesen të votojnë njerëz profesionistë që kanë për të dhënë shumë për vendin.


    Ai në një intervistë për REPORTERI/INTERVISTA ka thënë se i di nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.

    “Do të angazhohem që rinia mos të lejohet të shkojë jashtë vendit. Si profesionistë do të mundohem që maksimalisht në sjelljen e fondeve pasi jemi nga komunat që paguajmë më së shumti taksa në shtetin e Kosovës, dhe ato fonde t’i përmbushin kërkesat prioritare dhe më pas zhvillimore”, ka thënë Berisha.

    I pyetur se cila do të jetë puna e tij e parë nëse zgjidhet deputet, Berisha ka thënë se do të mundohet t’i shtyjë përpara ligjet që lidhen me rimëkëmbjen ekonomike.

    Kurse lidhur me mundësinë që Ramush Haraindaj të bëhet president i vendit, Berisha ka pohuar se kryetari i partisë së tij e ka dëshmuar se duhet të jetë president i vendit.

    “Ka dhënë për vendin maksimumin dhe shumë herë është tërheqë prej interesave të veta dhe partisë që të tregojë se është figurë unifikuese”, ka pohuar Berisha.

    Ndërsa lidhur me një koalicion paszgjedhor të mundshëm me VV-së, ai nuk e ka përjashtuar një gjë të tillë.

    “Do të jenë politikat e partisë nëse do ta përkrahin apo jo koalicionin me VV-në, partia jonë është e hapur për bashkëpunime me të gjitha partitë, siç e ka dëshmuar Haradinaj se nuk ka vija të kuqe për asnjë parti tjetër”, ka deklaruar Berisha.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!