Kryetarja e Unionit Socialdemokrat (Socijaldemokratska Unija), Duda Balje ka vizituar fshatin Lubinjë e Poshtme në Prizren, ku në një pjesë kishte ndodhur rrëshqitja e dheut dhe ishte dëmtuar një rrugë.


Balje përmes një postimi në Facebook tha se gjatë ditës së nesërme, rruga do të zgjerohet e do të rregullohet.

“Gjatë ditës së nesërme, rruga do të zgjerohet përgjatë gjithë destinacionit dhe rrëshqitja e tokës do të rregullohet”, ka shkruar ajo.

Reklamë

Balje më tej thotë se gjëra të mira ndodhin gjatë fushatës zgjedhore.

“Gjëra të çuditshme ndodhin gjatë fushatës, gjëra të mira“, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se zgjedhjet në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt.

 

Reklamë