×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Ramiz Lladrovci: Kallxoni Hotit se Drenasi është komuna me performancën më të mirë në Kosovë

    Reporteri
    07 Shkurt 2021 | 21:27

    Kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti, ka qëndruar sot edhe në Drenas, me ç’rast “thumboi” kryetarin Ramiz Lladrovci.


    Hoti përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kjo komunë meriton një qeverisje stabile, e cila do të sjellë zhvillim.

    Por Lladrovci ka reaguar duke thënë se Hoti e ka ngatërruar qeverisjen qendrore me lokale,

    “Kryeministri në detyrë, miku im Avdullah Hoti, pas takimit me qytetarët në komunën tonë, e paska ngatërrue qeverisjen qendrore me lokale.
    Kallxoni dikush edhe një herë se Drenasi është komuna me performancën më të mirë të qeverisjes lokale në Kosovë”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.

    Ai më tej ka shprehur bindjen se edhe një mandat do të jetë kryetar i Drenasit.

    “Fushata po bëhet për zgjedhjet nacionale. Për zgjedhjet lokale ua garantoj stabilitetin e paluhatshëm të qeverisjes time edhe për një mandat tjetër!”, ka shkruar Lladrovci. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!