×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Lumir Abdixhiku: Në Vetëvendosje ka LDK, PDK, islamista, ka gjithçka

    Reporteri
    07 Shkurt 2021 | 21:38

    Lumir Abdixhiku, kandidat për deputet nga LDK, ka thënë se në Lëvizjen Vetëvendosje ka gjithçka.


    Ai ka thënë se brenda VV-së ka LDK, PDK, islamistë e kategori tjera.

    “Po tentohet të krijohet një mini LDK, një mini PDK, më pas demokraistian, islamistë, anarkista, marksista, gjithçka, më pas ka një Lëvizje që i bën gjithë bashkë”, ka thënë Abdixhiku në T7, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se LDK-izëm e Rugovizëm brenda VV është kundërthënie.

    “LDK nuk mund të jetë nën ombrellën e VV-së”, ka thënë Abdixhiku.

    Ai ka thënë më tej se Vjosa është në VV, e Lumiri është në LDK. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!