×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Kurti: Vettingu do të fillojë nga Këshilli prokurorial dhe gjyqësor

    Reporteri
    07 Shkurt 2021 | 21:43

    Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka treguar se në programin e saj për drejtësi parashikon edhe vettingun.


    Kurti në një bashkëbisedim në Facebook me qytetarë ka treguar se vettingu do të fillojë nga Këshilli prokurorial dhe gjyqësor.

    “Në Gjykatën Kushtetuese e dimë që ka gjyqtarë me raste të dënimeve dhe mbase nuk fillojmë prej saj sepse do të fillojmë me këshillin prokurorial dhe gjyqësor, por është e qartë se në Kosovë asnjë institucion i drejtësisë nuk ka shpëtuar nga kapja e regjimit që po shkon. Këshilli prokurorial dhe gjyqësor janë dy më të rëndësishmet për qytetarin e Kosovës që të fillojë vettingu”, ka thënë ai.

    Kujtojmë se në të kaluarën eksponentë të këtij subjekti e kanë akuzuar disa herë Kushtetuesen dhe sistemin e drejtësisë duke e quajtur sikur “të kapur”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!