Selim Selimi, kandidat për deputet nga AAK në “Debat” të RTK-së tha se për shkak të gjëndjes së jashtëzakonshme, janë bërë shkurtime buxhetore gjithandej.
“Gjithë këto shkurtime janë bërë për shkak që të bëhet fondi i rimëkmëbjes, një fond që e ka përkrahur PDK-ja dhe opozita dhe ka qenë e domosdoshme që të krijohet ai. Për neve ka qenë më e rëndësishsme që t’i shpëtojmë ato pjesë të shoqërisë të cilat kanë pasur nevoja më imediate, por edhe në këtë nuk e kemi dëmtuar KGJK, KPK-në , projeksionet e tyre afatmesme” tha ai.
Selimi tha se sa i përket Taskforcës, ka qenë i vetmi ministër që nuk e ka përkrahur shuarjen e së njëjtës.
“Ka qenë gabim shuarja e Taskforcës, me të gjitha pikëpyetjet që i ka, funksionimi i asaj taskforce, shuarja me një vendim qeveritar krijon pasiguri jurike e cila pastaj në mënyrë zinxhirore krijon përcepsionin negativ që e kanë qytetarët për luftimin e korrupsionit”, tha Selimi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.