Kandidati i LDK-së për deputet Lumir Abdixhiku i ka quajtur arrogantë Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, pasi i ka kritikuar ata për mostransparencë.
“Shqetësuese është arroganca. Pra, nëse dikush sillet me kaq arrogancë ende pa e marrë pushtetin paramendoni si do sillen kur e merr pushtetin. Nëse dikush heziton të shpalosë programin e vetë, idetë e veta, punët e veta dhe janë pyetje shumë legjitime dhe të rënda: duhet të na tregojë çka do të ndodh me dialogun, çfarë do të ndodh ne kërkesën e Uashingtonit”, tha Abdixhiku në T7, kur u pyet nga gazetarët në studio se Kurti po hy vetëm live në rrjete sociale dhe po jep intervista vetëm për media të caktuara.
I pyetur se a e konsideron tradhti largimin e Vjosës nga LDK, Abdixhiku ka thënë se jo.
“Nuk e konsideroj tradhti, por një zgjedhje individuale me të cilën nuk jam pajtuar dhe nuk do të pajtohesha, dhe i kam thënë se do të rri në LDK dhe do të mundohem ta bëjë ndryshimin me këta njerz”, ka deklaruar Abdixhiku. /Reporteri.net/.