“Ramush Haradinaj, njeriu që ka dhuruar shumë për Kosovën. Ka dhënë gjak që është më e vlefshme”, kështu thotë një qytetar i Kosovës teksa flet me admirim për kandidatin për president nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
E për këto fjalë nga qytetarët, kreu I AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkruar në rrjetin social facebook se u është mirënjohës dhe i nderuar për mbështetjen e qytetarëve e edhe i nderuar që po merr gjithnjë e më shumë mbështetje nga qytetarët për kandidaturën për President të Kosovës.
“Midis tyre njerëz që nuk më njohin vetëm si politikan por edhe nga një anë shumë personale. Hakiu, i cili është rrobaqepësi i familjes tonë për shumë vite dhe Alberti, i cili është berberi im për më shumë se njëzet vjet. Faleminderit për besimin tuaj”, ka shkruar Haradinaj.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit, AAK-ja garon me numrin 135 derisa Ramush Haradinaj, ka qëllim që të merr pozitën e presidentit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.