×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Veliu: “Brigadat e Kuqe” sërish dolën në sipërfaqe për ta mbjellur farën e së keqës

    Reporteri
    08 Shkurt 2021 | 13:46

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubimin zgjedhor në Podujevë.


    Agim Veliu, para të pranishmëve tha se “Brigadat e Kuqe” kanë dalë sërish në sipërfaqe për ta mbjellur farën e së keqës.

    Kryetari i Degës së LDK-së në Podujevë tha se pas 14 shkurtit do të rrëzohen edhe të gjitha piramidat e sondazheve.

    Sipas tij ato po bëhen sa jep para aq ke përqindje në sondazhe.

    “Brigadat e kuqe promovuese të dikaturës komuniste-leniniste, që i solli vetëm të këqija popullit shqiptar sërish doli në sipërfaqe për të mbjellur farën e së keqës.Ata këto ditë për të dëshmuar se kush janë po shpërndajnë dhe po i lidhin shiritat kuq gjithandej nëpër Kosovë”.

    “Këtë po e bëjnë për ta treguar se po e realizuan ëndrrën e tyre pas 14 shkurtit, do ta skuqin Kosovën, por jo ne s’do t’i lejojmë.Dhe sikur të realizohej ky iluzon, njëmend do të skuqej dhe izolohej Kosova sipas modelit të vendeve komuniste nën diktaturë pas luftës së dytë botërore.Më 14 shkurt do të shuhen të gjitha iluzionet dhe do të rrëzohen të gjitha piramidat e sondazheve që po ndëtohen në bazë të kriterit të tregut të lirë. Pra, sa para aq përqindjë në sondazh”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!