Anëtari i Kryesisë së PSD-së, Frashër Krasniqi, ka kritikuar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, ku ky i fundit deklaronte se “Xhipat me xhama të zi ndajnë politikanët nga qytetarët”.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi thotë se Kurti nuk po zbret nga xhipat, e as truprojat nuk po i ndahen.
“Albin Kurti dikur thoshte që xhipat me xhama të zi ndajnë politikanët nga qytetarët. Këtë ndarje, thoshte Kurti, e mirëmbajnë truprojat e zymta. Sot Kurti s’po i zhdrypë xhipit asnjëherë. Sot truprojat e Kurtit nuk i ndahen atij”, ka shkruar ai.