Lideri i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se numri dy në listën e kandidatëve për deputetë të VV-së, Vjosa Osmani, nuk është e rëndësishme për Kurtin, ajo është e dobishme.
Sipas Molliqajt, në VV nuk ka njerëz shumë të rëndësishëm, por vetëm të dobishëm sepse i rëndësishëm është vetëm një, duke aluduar në Kurtin.
“Nuk ka njerëz shumë të rëndësishëm në VV, është një i rëndësishëm tjerët të dobishëm”, është shprehur Molliqaj, në emisionin Pressing të T7,
“Si t’i vyen atij të rëndëisshmit, gjithkush është i dobishëm. Edhe Vjosa Osmani është e dobishme, jo e rëndësishme”, ka deklaruar ai.
“Nuk po them që Kurti s’e do Osmanin, por është e dobishme”.
Tutje, ai foli edhe për Haki Abazin, u sipas tij Abazi ishte i dobishëm në zgjedhjet e kaluara dhe ishte shndërruar në ikonë.
“Haki Abazi ishte i dobishëm në zgjedhjet i kaluar për shkak të kallxo, por nuk është më. Ndërsa në zgjedhjet e kaluara pati qenë ikonë”, ka thënë Molliqaj.
“Ne me të drejtë i themi (Kurtiti) lider suprem”, shtoi Molliqaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.