Kandidatët për deputetë po vazhdojnë fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit dhe këtë mund ta bëjnë vetëm edhe sot e nesër, pasi të shtunën është heshtje zgjedhore.
Rrustem Musa kandidat i PDK-së për deputet ka takuar Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve, dega në Vushtrri.
Ai ka bërë të ditur se i është dhuruar libri “Amanet shekujsh” i autorës Remzije Jashari Zekolli me poezi për të gjithë dëshmorët e Zonës Operative të Shalës.
Postimi i tij:
Me shoqatën e familjeve të deshmorëve dhe invalidëve, dega në Vushtrri, nga kryetari i shoqatës Gëzim Zuqaku, në shenjë respekti për kontributin tim, mu dhurua libri “Amanet shekujsh” i autorës Remzije Jashari Zekolli me poezi për të gjithë dëshmorët e Zonës Operative të Shalës.