Menduh Abazi kandidat për deputet nga PDK-ja, ka vazhduar fushatën zgjedhore në disa fshatra të Vushtrrisë.
Ai thotë se po ndodh mobilizim i madh nga strukturat e partisë.
“Posaçërisht rinia aktive që po e pasuron PDK-në dita-ditës”, shkruan Abazi në Facebook.
Postimi i tij:
Fitorja jonë u vulos mbrëmë në Mihaliq, Pestovë, Pasomë, Smrekonicë e Doberllukë.
Mobilizim skajshmërisht i madh nga strukturat e partisë, e posaçërisht rinia aktive që po e pasuron PDK-në dita-ditës.
Falemnderit përzemërsisht të gjithve për kohën dhe mbështetjen e pakursyer në këto ditë.
#RimëkëmbjePërKosovën
#PDK134✅
#MenduhAbazi38✅