Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, ka thënë se Valdete Daka është e padinjitetshme për ta drejtuar këtë institucion.
Pas mbledhjes së sotme të këtij institucioni, Kurteshi ka mbajtur konferencë, ku ka akuzuar Dakën, duke e quajtur si kreun e krimit në KQZ, njofton Klan Kosova.
“Pjesë përbërëse e shtetit të kriminalizuar është Valdete Daka. Nuk kemi dashur ta personalizojmë deri tash. KQZ nuk është makinë votimi e dirigjuar nga një person që është zgjedh nga krimi i organizuar. Përpjekjet për të mos ngjarë 14 shkurti do të dështojnë. Ky shtet në forma të tilla kundërkushtetuese i shkel të drejtat e njeriut”, është shprehur Kurteshi.
“Ose do të detyrohet KQZ të jetë transparente për çdo cent publik e çdo veprim publik, ose do të marrë fund si institucion. Daka është mësuar ta keqpërdorë këtë sallë. Ajo shkon aq larg sa thotë: më falni nuk kam marr vet vendimin”.
“Valdete Daka është kreu i krimi brenda KQZ qe 11 vjet – është nismëtare e vjedhjes industriale të votave. Këtë nuk e lejojmë këtë. Prokuroria të mos bëhet lepurush, edhe policia të veprojë në bazë të ligjit dhe të mos bëhet pjesë e krimit institucional. Për shkak të gjumit të prokurorëve, policisë e kemi këtë gjendje deri më tash”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.