Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovë Daut Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës si dhe simpatizantëve të AAK-së, që të marrin pjesë në tubimin përmbyllës të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që do të mbahet nesër në Prishtinë duke filluar nga ora 16:00.
Po ashtu Haradinaj tha se me secilin veç e veç ka diskutuar për rëndësinë që kanë këto zgjedhje.
Postimi i plotë i Haradinajt:
‘Të nderuar qytetarë,
Për shumë ditë me radhë u takuam dhe biseduam për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve.
Duke dashur të ju falënderoj publikisht secilin veç e veç që keni ndarë kohën për bashkëbisedimin dhe angazhimin e juaj, më lejoni që të ju ftoj të merrni pjesë në mbylljen e fushatës që do të mbahet nesër, në ora 16:00, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Ky tubim përmbyllës do të jetë edhe mesazhi i Forcës së Kosovës dhe fitores së saj me 14 shkurt.
Faleminderit’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.