×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Në Junik përkrahje masive për ‘Ramushin President’

    Reporteri
    11 Shkurt 2021 | 14:26

    Kandidati për President të Kosovës, Ramush Haradinaj sot e vazhdoi tubimin e tij në Junik, aty u panë një numër i madh i simpatizantëve të Aleancës.


    Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka falënderuar junikasit për përkrahje ndaj tij të parezervë.

    Gjatë fjalimit të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj u dëgjuan duke brohoritur “Ramushi”, “Ramushi”.

    Në fotografitë që i ka shpërndarë në profilin e tij shihet një përkrahje masive nga qytetarët e Junikut për Ramush Haradinajn president dhe programin e Aleancës.

    Të pranishëm në këtë tubim ishin edhe disa prej kandidatëve për deputetë
    Kujtojmë se kryetari i Junikut vjen nga AAK Agron Kuçi.
    “Faleminderit Junik!
    #ForcaeKosovës”, ka shkruar Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!