×
  • Lajme
  • Pa kategori

    PSD lëshon një dron derisa Kurti mban fjalim, e quajnë “Lideri Suprem”

    Reporteri
    12 Shkurt 2021 | 15:26

    Partia Socialdemokrate ka lëshuar një derisa Albin Kurti, mbante fjalim në tubimin përmbyllës në Prishtinë.


    Se droni i përkiste PSD-së, e ka bërë të ditur, kryetari i saj, Dardan Molliqaj.

    Postimi i plotë:

    Një aeroplan lodër fluturon e tregon. Zhytja e thellë aty ku gëlon propaganda mbytëse krijon univers paralel, pa kohë e hapësirë.

    Një aeroplan lodër fluturon. Qielli do të mbetet i hapur, pa skaj, sepse liria është kushti njerëzor. Idetë e reja nuk do të mbarojnë sa t’ketë njerëzi. Kush pretendon fundin veçse i ka dhënë fund vetes.

    Kritika protestuese që kërkon liri e gjenë gjithmonë rrugën e vet. Edhe kur regjimi ka pushtuar e mbërthyer çdo skutë, një formë e re do të gjendet. Ka qenë kështu edhe në distopitë më të errëta totalitare.

    Një aeroplan lodër fluturon. Shikojeni qiellin! Kërkoni idetë! Atëherë do ta shihni mbretin cullak!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!