Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Menduh Abazi, ka takuar Organizatën e Veteranëve në Vushtrri.
Abazi ka thënë se në fytyrën e secilit ka parë fitore, jo vetëm të PDK-së, por gjithë Kosovës. Tutje, ai është zotuar para tyre se do të jetë zë i fuqishëm në Kuvendin e Kosovës.
“Ditën e sotme e fillova më mirë se asnjëherë më parë, një takim i bujshëm me Organizatën e Veteranëve në Vushtrri. Këta njerëz bujar, i’u përgjigjen vendit atëherë kur duhej, me pushkë e djersë, andaj historia nuk mund të rishkruhet. Në fytyrën e secilit shihja fitore, fitore të bindshme jo vetëm të PDK-së, por gjithë Kosovës. Zotohem që do të jem zëri i tyre, për kategorinë me vlerat më sublime në vend”, ka shkruar ai.