×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Gazeta zvicerane Blick: 10 mijë kosovarë që jetojnë në Zvicër pritet të votojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit

    Reporteri
    12 Shkurt 2021 | 16:47

    Mediumi i njohur zviceran “Blick.ch” ka shkruar për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen këtë të diele.


    “Kosovarët votojnë me flamurin zviceran”, kështu titullohet artikulli i mediumit zviceran, shkruan Reporteri.net.

    Në artikullin e mediumit zviceran shkruhet se në javën e fundit në drejtim të Kosovës janë nisur 28 fluturime dhe mbi 300 autobusë.

    “28 fluturime dhe mbi 300 autobusë: Kosovarët që jetojnë në Zvicër aktualisht po udhëtojnë me grupe në vendlindjen e tyre për të votuar. Priten mbi 10,000 votues nga Zvicra”, thuhet në artikull.

    Rreth 113,000 njerëz me shtetësi kosovare jetojnë në Zvicër. Sidoqoftë, numri i njerëzve që janë nga Kosova e që jetojnë në Zvicër është shumë më i madh.

    Vlen të përmendet se rreth 250,000 e përmendin shqipen si gjuhën e tyre kryesore e shumica e tyre vijnë nga Kosova.

    Kujtojmë se mbi 100 mijë mërgimtarë janë certifikuar nga KQZ për të votuar nëpërmjet postës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!