Adil Behramaj, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar për debatin që do të zhvillohet sonte nga Kurti e Osmani.
Behramaj nëpërmjet një postimi në “Facebook” , ka pyetur se lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti “a po garon për kryeministër apo për kryeredaktor të Kosovës?”,
Tutje, ai iu është referuar Kurtit si “lider suprem”, pas përzgjedhjes së panelit të debatit.
Postimi i plotë i Behramajt:
A po garon për Kryeministër apo për Kryeredaktor të Kosovës? Lideri suprem sonte e paska ushtruar edhe zanatin e kryeredaktorit, duke e përzgjedhur panelin e debatit. Çudi qysh nuk paska zgjedhur të jetë në panel vetëm me Armend Mujën.