Ish-shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka komentuar paraqitjen e Albin Kurtit e Vjosa Osmanit në emisionin Debat Plus. Gashi, që është edhe kandidat i LDK-së për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit ka thënë dyshja Kurti-Osmani nuk kanë ide e program.
E Gashi iu është drejtuar Kurtit e Osmanin si “shoku Albin e shoqja Vjosa”.
“Dobet shoku Albin!
Dobet Shoqja Vjosa!
Pa program, pa ide, pa pasion, edhe pa guxim qyqy!
Cka po ndodhe me ju, ndoshta sepse emisioni “juaj” nuk ka moderator”, ka shkruar Gashi në Facebook.
Sonte Kurti e Osmani kanë prezantuar programin e tyre politik.