Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka votuar në shkollën “Emin Duraku” në Prishtinë.
Mustafa, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të të dalin dhe të votojnë përkundër kushteve të këqija të motit, shkruan Reporteri.net.
“Unë sot kisha dëshiru të ftojë qytetarët në këtë ditë jo të përshtatshme për votim për shkak të motit të keq, qytetarët duhet të votojnë për demokratizimin e mëtutjeshëm të vendit, zhvillim ekonomik dhe prosperitet”, ka thënë Mustafa para gazetarëve.
Ndryshe deri më tani kanë votuar thuajse të gjithë krerët e partive politike që garojnë në këto zgjedhje të jashtëzakonshme. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.