Komisioni Qendror Zgjedhor ka marrë vendim që të lejohen votuesit të cilët figurojnë në Listat Përfundimtare të Votuesve që të votojnë me letërnjoftime me afat të skaduar.
Kjo është konfirmuar për Reporteri.net nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
“Sapo i kemi njoftuar Komisionet Komunale të Zgjedhjeve se KQZ ka marrë vendim për lejimin e votuesve që të votojnë me letërnjoftime me afat të skaduar dhe të cilët figurojnë në Listat Përfundimtare të Votuesve”, ka thënë Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se pjesëmarrja e qytetarëve në votime deri në ora 11:00 është 8,30 %, apo 145 mijë 650 votues.
Kjo është bërë e ditur në një konferencë për media nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.
Daka, po ashtu ka thënë se nuk ka pasur incidente të raportuara.
Qendrat e votimeve janë hapura në ora 07:00 dhe do të mbyllën në ora 19:00.
Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1.794.862. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.