×
  • Lajme
  • Lajme

    PZAP me njoftim për qytetarët: Ankesat duhet të dërgohen fizikisht, jo përmes Facebook-ut

    Reporteri
    14 Shkurt 2021 | 16:16

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka njoftuar qytetarët se ankesat të cilat i dërgojnë në Facebook, nuk do të konsiderohen si ankesa, pasi ato duhet të dërgohen fizikisht në selinë e PZAP në Prishtinë.


    Përmes një njoftimi në Facebook, PZAP ka theksuar se formulari i ankesës mund të shkarkohet në faqen e PZAP-it.

    “Të nderuar qytetar ju informojmë se ankesat të cilat i keni dërguar përmes facebook-it të PZAP-it nuk do të konsiderohen si ankesa, ashtu që të gjitha këto ankesa dhe prova mund ti paraqitni në mënyrë fizike në selinë e PZAP-it në Prishtinë, në adresën Migjeni , ndërtesa e Ish Bankës së Lubjanës kati parë, duke e plotësuar formularin e ankesës (mund ta shkarkoni ne faqen zyrtare te PZAP-it ose ne letër te thjeshtë) duke përshkruar parregullsinë, duke bashkangjitur provat që provojnë parregullsinë dhe duke nënshkruar formularin e ankesës”, thuhet në njoftim.

    Ndërkaq, afati i paraqitjes së ankesës është 24 orë nga momenti i vënies në dijeni për shkeljen e pretenduar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!