×
  • Lajme
  • Lajme

    U ankua nga QKUK, më në fund voton Milaim Zeka

    Reporteri
    14 Shkurt 2021 | 16:56

    Ish-deputeti i Parlamentit të Kosovës, Milaim Zeka, i cili është i infektuar me COVID-19 dhe i shtrirë në spital, ka votuar në QKUK-së ku po qëndron për t’u shëruar. 


    Zeka ka hedh votën e tij pasiqë aty kanë qëndruar ekipet mobile të KQZ-së, raporton T7.

    Teksa tha se mbrëmë ka pasur gjendje më të rënduar për shkak të coronavirusit, Zeka më parë u ankua se pacientët nuk po arrijnë të votojnë.

    “Shpreh shqetësimin tim se kjo fushatë ka qenë kundër gjitha rregullave të covidit, unë kam pas edhe humbje familjare nga coronavirusi pasi edhe babai më ka vdekë nga coronavirusi. Familjarët e mi e kanë kalu të gjithë”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!