Një vetaksident ka ndodhur sot rreth orës 08:00 në magjistralen Prishtinë-Podujevë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, ka bërë të ditur për Gazetën Online “Reporteri.net” se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Vetë aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:45 në magjistralen Prishtinë – Podujevë, respektivisht në fshatin Vranidoll. Dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.”, tha Borovci për Reporterin.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetë aksidenti. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.