×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa tregon përse nuk e uroi fitoren e VV-së, ka kritika edhe për debatin Kurti-Osmani

    Reporteri
    19 Shkurt 2021 | 10:25

    Kryetari në dorëheqje i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka treguar arsyet përse nuk e ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitore në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ai e ka komentuar edhe debatin e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit para zgjedhjeve.


    Mustafa është shprehur se nuk e ka uruar VV-në jo se e urren por, sepse nuk dëshiron që vendi të sundohet nga asnjë parti politike.

    “Nëse e keni përcjellur me kujdes debatin e fundit të “zotit Kryeministër” dhe të “znj Presidente”, do të ishte mirë të ia sqaroni vetes të nderuar qytetarë dhe të nderuar ju votues të deridjeshëm të LDK-së se cilat ishin përgjigjet e tyre për të ardhmen e Kosovës. Për zhvillimin ekonomik, për përmbylljen e dialogut, për relacionet me SHBA-të. Unë nuk vërejta asnjë përgjigje por vetëm ikje nga përgjigjet. Mungesë elementare të dijes për të qeverisur. Për dallim prej disa bashkëpunëtorëve të mij, unë nuk e kam uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren e saj. Jo se e urrej por se nuk ia dua vendit tim të sundohet nga asnjë parti politike; se nuk gjej arsye të uroj votuesit e deridjeshëm të LDK-së se kanë kaluar në Vetëvendosje, sepse LDK nuk heq dorë nga ata. Sepse LDK nuk dorëzohet. Do të kthehet edhe më e fortë.”, tha ai.

    Ai ka thënë se dëmtimi i LDK-së me votat e fundit është krejtësisht i padrejtë dhe rezultat i propagandës populliste.

    “Unë kam besim të plotë në njerëzit me të cilët kam punuar, në punën time të pastër që e kam bërë në LDK dhe në të gjitha detyrat tjera. Jam i bindur se dëmtimi i LDK-së me votat e fundit është krejtësisht i padrejtë dhe rezultat i propagandës populliste. Të penalizohet një parti shtetformuese e padhunshme dhe e pakorruptuar është sinjal i keq për të ardhmen e këtij vendi”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!