×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori gjerman: Votuesit dhanë një mandat të fortë për ndryshim

    Reporteri
    19 Shkurt 2021 | 10:57

    Ambasadori gjerman në vendin tonë, Jorn Rohde, ka uruar presidenten në detyrë, Vjosa Osmani, për zgjedhjet siç i quajti te suksesshme.


    Rohde shkroi në Twitter se votuesit u përcaktuan për ndryshime, ndërsa tha se në takimin që pati me Osmanin kanë diskutuar edhe për formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit.

    “Urova Vjosa Osmanin për zgjedhjet e suksesshme. Votuesit dhanë një mandat të fortë për ndryshim. Ne diskutuam formimin e qeverisë, zgjedhjen e presidentit dhe prioritetet, përfshirë sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, dialogun e lehtësuar nga BE. Ne të dy nënvizuam partneritetin ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës”, shkroi Rohde.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!