Kryetari i Komunës së Gjilanit, njëherësh nënkryetar i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se më në fund, pas 20 vjetësh, doli guximi për zbardhjen e vrasjeve politike.
Kështu u shpreh ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, gjersa shtoi se “vrasja e njeriut të urtë, engjëllit shpëtimtar të rezistencës aktive paqësore, po fillon të zbardhet.”
“Më në fund, pas 20 vjetësh, doli guximi për zbardhjen e vrasjeve politike.
Vrasja e njeriut të urtë, engjëllit shpëtimtar të rezistencës aktive paqësore, po fillon të zbardhet. O Zot, drejtësia po flet. Mos ia fal as në atë botë pas pendimit sepse e vranë engjëllin tuaj në tokë. Kanë me mbet turpi i sotëm e i historisë”, ka shkruar Haziri.
Ky reagim i Hazirit vjen pas publikimit të disa dosjeve të UNMIK-ut mbi vrasjen e Xhemail Mustafës dhe Ekrem Rexhës.