Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni ka publikuar një fotografi ku shihet pranë një qerreje të vjetër, teksa thotë që ajo nxit kujtime të bukura por është e papërdorshme.
Përmes kësaj ai jep edhe një mesazh të rëndësishëm për partinë e tij, LDK-në.
“Mos të lejojmë që LDK-ja të bëhet “relikt”. Fati i Kosovës është i lidhur ngushtë me fatin e LDK-së“, u shpreh Quni.
Kujtojmë që Quni ka bërë publike kandidimin e tij për kryetar të LDK-së.
E kjo parti ka caktuar 14 marsin si ditën kur do të mbahet Kuvendi Zgjedhor ku do të votohet për kryetar të LDK-së pasi Isa Musta dha dorëheqje si pasojë e humbjes në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Postimi i plotë:
Ky “relikt” nxitë kujtime të bukura por është i papërdorshëm. Mos të lejojmë që LDK-ja të bëhet “relikt”. Fati i Kosovës është i lidhur ngushtë me fatin e LDK-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.