×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: E pranojmë fituesin, por refuzojmë të bëhemi pjesë e një kulture politike arbitrare

    Reporteri
    22 Mars 2021 | 13:54

    Shefi i grupit parlamentar Besnik Tahiri përmes profilit të tij në facebook, ka reaguar pas konstituimit të legjislaturës së VIII-të si dhe dhënies së betimit si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.


    “Besimin e marrë, do ta kthej në punë e përkushtim në shërbim të qytetarëve dhe vendit. Është me interes, që ta ruajmë e konsolidojmë demokracinë, duke ballafaquar shumicën me ide, kritikë, por edhe me kontribut për vendin”, është shprehur Tahiri.

    Tutje, Tahiri ka thënë se fituesit e zgjedhjeve kanë zgjedhur të veprojnë shkëputur e ndaras, në vend të koordinimit dhe bashkëpunimit.

    Tahiri ka thënë se AAK e pranon fituesin por refuzon të bëhet pjesë një kulture politike arbitrare.

    Postimi i plotë i Tahirit:

    Sot, bëra betimin e deputetit në Legjislaturën e Tetë (VIII), të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Besimin e marrë, do ta kthej në punë e përkushtim në shërbim të qytetarëve dhe vendit. Është me interes, që ta ruajmë e konsolidojmë demokracinë, duke ballafaquar shumicën me ide, kritikë, por edhe me kontribut për vendin.

    E kundërta, po ndodh me fituesit e zgjedhjeve, e cila ka zgjedhur të veprojë shkëputur e ndaras, në vend të koordinimit e bashkëpunimit, duket se ka zgjedhur përjashtimin. E pranojmë fituesin, por jo logjikën e dominimit. E kemi të pamundur dhe refuzojmë, që të bëhemi pjesë e një kulture politike arbitrare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!