×
  • Lajme
  • Lajme

    Selfie e përqafime, pas votimit të Qeverisë Kurti II

    Reporteri
    22 Mars 2021 | 20:21

    Me 67 vota pro, e 30 kundër, është votuar në Kuvend, Qeveria e re Kurti 2, me 15 ministra e tre zëvendëskryeministra.


    Me të përfunduar seanca e votimit të krijimit të Qeverisë së re të Kosovës, kabineti qeveritar i Albin Kurti, bashkë me deputetët e partisë së tij, janë shfaqur shumë të lumtur.

    Nuk kanë munguar përqafimet e ngrohta, shkruan Reporteri.net. Natyrisht, s’ka pasur si të mos bëhen as selfie sëbashku.

    Qeveria Kurti 2 do të dukët kështu:

    Albin Kurti – Kryeministër

    Besnik Bislimi – Zëvendëskryeministër i parë për Integrime evropiane, Zhvillim dhe Dialog;
    Donika Gervalla – Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Punëve të Jashtme;
    Emilia Rexhepi – Zëvendëskryeministre e tretë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut;

    Hekuran Murati – Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve
    Albulena Haxhiu – Ministre e Drejtësisë
    Arben Vitia – Ministër i Shëndetësisë
    Arbërie Nagavci – Ministre e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
    Hajrullah Qeku – Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit
    Elbert Krasniqi – Ministër i Administrimit Lokal
    Liburn Aliu – Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
    Faton Peci – Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
    Armend Mehaj – Ministër i Mbrojtjes
    Xhelal Svecla – Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike
    Rozeta Hajdari – Ministre e Industrisë, Ndermarrësisë dhe Tregtisë
    Artane Rizvanolli – Ministre e Ekonomisë
    Goran Rakiq – Ministër për Komunitete dhe Kthim
    Fikrim Damka – Ministër i Zhvillimit Rajonal

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!