Kanë mbërritur para pak qastesh në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Ismet Osmani i njohur me nofkën Curri.
Së bashku me të janë edhe katër të arrestuarit tjerë, derisa dy të tjerë janë ende në arrati.
Ismet Osmani-Curri, Ilir Bojku, Rrahim Hashimi, Mentor Maqani, Adil Thaçi, janë arrestuar gjatë ditës së djeshme nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “fajde” dhe “detyrim”.
Ndërsa viktimë e këtij grupi është biznesmeni Faton Dalladaku.
Vlera e përgjithshme e përfituar në mënyra kundërligjore dyshohet të jetë mbi 2.5 milionë euro, ndërsa dëmi i përgjithshëm i shkaktuar dyshohet se tejkalon vlerën prej 6 milion euro.