×
  • Lajme
  • Lajme

    Enver Hoxhaj tregon nëse PDK-ja do të organizojë protesta kundër Qeverisë Kurti

    Reporteri
    22 Prill 2021 | 21:50

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur për vendimet e fundit të Qeverisë Kurti, për të cilat ka thënë se nuk janë të duhurat për qytetarët.


    Hoxhaj në Klan Kosova ka thënë se partia e tij do të vazhdojë të bëjë opozitë në Kuvend, në media dhe teren, por i njëjti ka mohuar se do të ketë organizim të protestave.

    “Jo protesta nuk do të organizojmë, ne jemi opozitë dhe do të jemi opozitë e Qeverisë në Kuvend, në media dhe në teren”, shtoi Hoxhaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!