Kanë filluar të dalin rezultatet perliminare të zgjedhje në Parlamentin Evropian, në të cilat zgjedhje, Arba Kokalari, shqiptare e cila jeton në Stockholm të Suedisë ka fituar një ulëse në Parlamentin Evropian.
Lajmin e ka bërë të ditur, Astrit Gashi i cili vepron në Suedi, duke thënë se Alba Kokalari ka siguruar një vend në parlamentin evropian duke u bërë deputetja e parë me rrënjë shqiptare.
Sipas tij, partia e Arbës, Partia e Moderuar, ka fituar 17.6 % me të cilin rezultat kjo parti fiton 4 ulës.
Shkrimi i tij i plotë:
Ekskluzive – Arba Kokallari fiton nje vend ne Parlamentin e EuropesPara disa minutave u publikuan rezultatet pleliminare te zgjedhjeve ne Suedi per parlamentin europian. Arba Kokallari pas nje fushate fantastike pushtoi Suedine.Ajo tani ka siguruar nje vend ne parlamentin europian duke u bere deputetja e pare me rrenje shqiptare sipas rezultateve preliminare.Partia e Arbes ka fituar 17.6 % me te cilin rezultat ju garanton 4 deputet.Arba Kokallari u lind ne Tirane me 27 nentor 1986. Ajo ishte mjafte aktive ne partine moderate ku udheheqi me rinine dhe departamentin e kultures ne qytetin e Stokholmit.Urime Arba , gezuar shqiptare kudo ku nodheni.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.