Australia ka njoftuar se ka marrë një vendim për të kufizuar numrin e njerëzve të cilët do të lejohen të hyjnë në vend, pasi në këtë formë po synon që të luftojë shpërthimin e virusit COVID-19.
Sipas strategjisë aktuale “zero COVID”, vetëm 6,000 njerëz lejohen të hyjnë në Australi me fluturime tregtare jashtë shtetit çdo javë dhe mbërritjet duhet t’i nënshtrohen karantinës së detyrueshme dy javorëshe.
Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, ka njoftuar se kjo kuotë do të shkurtohet në rreth 3,000 nga mesi i korrikut, shkruan Aljazeera.
Deri më tani, vetëm 8 përqind e të rriturve janë vaksinuar plotësisht në Australi.
Sipas Morrison, sapo të arrihet një numër i konsiderueshëm i njerëzve, do të lejohet hapja graudale e kufijve dhe kthimi në jetën normale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.